MENU
klinika

Zv.kryeministri për gazetën greke

“Është koha që Greqia të njohë Kosovën”

05.03.2023 - 14:00

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi gjatë qëndrimit në kryeqendrën helene, në mesin e shumë takimeve me zyrtarë grekë takoi edhe ministrin e Jashtëm Nikos Dendias, teksa ka dhënë edhe një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”.

Ai në këtë intervistë përcolli mesazhin se Greqia duhet të vazhdojë në hapin vendimtar të njohjes së Kosovës duke përfituar nga momenti i krijuar nga marrëveshja e së hënës së kaluar në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për planin evropian për normalizimin e marrëdhënieve të tyre.

“Ne do të donim të forconim miqësinë tonë me Athinën dhe kemi treguar durim duke kontribuar në këtë marrëdhënie edhe kur njohja nuk ishte në tryezë. Tani që Serbia është angazhuar praktikisht për të njohur Kosovën dhe ngadalë po kupton se është më e mira edhe për të, Athina duhet të përfitojë nga ky momentum për të ndërmarrë hapin vendimtar dhe për të forcuar përpjekjet tona të përbashkëta për stabilizimin e Ballkanit Perëndimor”, u shpreh Bislimi.

Zëvendëskryeministri i Kosovës iu përgjigj edhe shqetësimeve të shprehura lidhur me efektet që mund të ketë njohja e Kosovës nga Greqia në lidhje me çështjen e Qipros.

Rasti i Kosovës nuk ka të bëjë absolutisht me Qipron, thekson ai dhe nënvizon se çdo ekuacion i Qipros së pushtuar me Kosovën dëmton çështjen e Qipros, pasi vendi i tij tashmë është njohur nga shumica e anëtarëve të Kombeve të Bashkuara.

“Është në interesin e Qipros që të bëjë sa më shumë që të jetë e mundur për të shmangur këto paralele”, thekson ai. Lidhur me kursin evropian të Kosovës, pas aplikimit të fundit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Bislimi – i cili është edhe përgjegjës për integrimet dhe zhvillimet evropiane – thotë se ajo që pret është që asnjë vend të mos e bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, gjë që edhe vetë Serbia tashmë ka rënë dakord.

Ai tutje ka thënë se Kosova është lider në Ballkanin Perëndimor për sa i përket disa treguesve ndërkombëtarë që lidhen me demokracinë, luftën kundër korrupsionit dhe lirinë e medias.

E veçanta e Kosovës, natyrisht, në raport me vendet e tjera aplikuese për anëtarësim në Bashkimin Evropian, është mosnjohja e pesë prej 5 shteteve anëtare të saj. Besnik Bislimi vlerëson se këto vende tani – përderisa ka një angazhim të fortë nga ana e Kosovës për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive në procesin e dialogut me Serbinë “duhet të rishikojnë pozicionin e tyre dhe të na mbështesin më tej në drejtim të forcimit të institucioneve tona, por edhe arritjes së konvergjencës për kriteret evropiane.”

Në fund të fundit, siç thotë ai në mënyrë karakteristike në terminologjinë e Bashkimit Evropian, tashmë ekziston termi i 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor (WB6), i cili thotë qartë se e konsideron Kosovën anëtare të ardhshme.

Megjithatë, që kjo të ndodhë, duhet të vazhdojë më tej plani franko-gjerman, i rënë dakord në parim nga liderët e të dy vendeve të hënën e kaluar për të normalizuar plotësisht marrëdhëniet e tyre, me raundin tjetër të bisedimeve të planifikuar tashmë për në mars.

“Tashmë ka një kornizë të përshtatshme të rënë dakord të hënën e kaluar në Bruksel dhe ne do të kërkojmë të punojmë mbi të. Kosova nuk do t’i shmangë përgjegjësitë e saj dhe do të sigurojë që të gjitha pakicat në Kosovë të jenë të sigurta”, tha Bislimi.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi