MENU
klinika

Drogë dhe vrasje në shtëpinë e saj

Arrestohet në Kavajë Marsida Qatja, e dënuar me 2 vite burg

26.04.2023 - 11:15

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë kanë ndaluar Marsida Qatja, 33- vjeçaren e shpallur në kërkim dhe e dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

Në vitin 2019, ajo kishte përshtatur banesën e saj për përdorim droge, një ambient, në të cilën, për shkak të konsumimit të lëndëve narkotike, u ekzekutua Dritan Haxhollit nga Bledar Toçi, ish-shefi i sigurisë së brendshme në burgun e Durrësit.

Ndryshe nga sa u duk në fillim se vrasja erdhi si një konflikt pasioni me në qendër Marsida Qatjan, Prokuroria ka zbuluar se viktima dhe autori kanë pasur konflikte të mëparshme, që nuk lidheshin me 33-vjeçaren.

Në telefonin e të dyve Prokuroria ka gjetur mesazhe, ku Dritan Haxholli e kërcënonte Toçin, duke i kërkuar para. Haxholli ishte një konsumator lëndësh narkotike dhe Prokuroria ka dyshime se mes të dyve mund të ketë pasur konflikte edhe për drogë. Në telefonin e Haxhollit Prokuroria ka gjetur komunikime dhe kërcënime edhe me persona të tjerë në Kavajë dhe biznesmenë, të cilëve u kërkonte para.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Ndalohet të flasë në media"

Gjykata i “mbyll gojën” Marsida Qatjas

Planet për t'u larguar jashtë shtetit

Prokuroria sekuestron pasaportën e Marsida Qatjas

“Po të kisha thënë të vërtetën, do përfundonin në burg”

Marsida Qatja thirret në prokurori


Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin