MENU
klinika

Rrëfehet Christian Panucci

“Si ia mora partneren mikut të ngushtë”

12.12.2018 - 15:34

Christian Panucci është rikonfirmuar në krye të kombëtares kuqezi, pavarësisht paraqitjeve dhe rezultateve zhgënjyese në Ligën e Kombeve. Presidenti Armand Duka vendosi ta mbajë ish-futbollistin e njohur edhe për fushatën kualifikuese të “Euro 2020”, me shpresën se gjërat do të ndryshojnë.

Në kuadër të këtij ndryshimi është edhe qëndrimi më shumë në Shqipëri i Panuccit. Italiani ka nisur të “rrëfehet” edhe për jetën personale e familjare në ekranet shqiptare. Këtë gjë bëri edhe dje, në emisionin “Rudina” të Tv Klan.

Aty foli për kombëtaren që drejton dhe marrëdhëniet me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, si dhe lojtarët kuqezinj. Por, ajo që “goditi” më shumë në këtë intervistë televizive ishte mesazhi i djalit të tij 18-vjeçar, që e bëri të përlotet, si dhe njohja me partneren aktuale, Samanta.

“Unë e kam takuar Samantën, kur isha pjesë e një spektakli kërcimi, por ajo ishte e fejuar në atë kohë. Unë isha mik i ngushtë i partnerit të saj balerin. Disa kohë më vonë hëngrëm një darkë bashkë dhe aty, sigurisht, nisi çdo gjë. Kam shumë respekt për Samantën. Ajo vjen shpesh në Shqipëri dhe i pëlqen këtu, por më shikon që vuaj shumë.

Kur jam në Itali punoj shumë, kam shumë respekt për këtë eksperiencë dhe ajo është një grua që më kupton dhe e di kur duhet të flasë. Ne kemi një raport shumë të mirë me njëri-tjetrin. Ne nuk jemi të martuar. Unë jetoj në Romë, ndërsa ajo në Terni. Samanta ka një fëmijë, si unë. Të dy jemi të divorcuar dhe kemi përgjegjësi për fëmijët”.

Lidhur me djalin e tij 18-vjeçar me ish-gruan e tij, Panucci tha i përlotur: “Në moshën 13-vjeçare ishte 1.82 m i gjatë. Ka luajtur basketboll, ndërsa tani merret me futbollin. Për mua është e rëndësishme që të bëjë sport dhe të argëtohet. Nuk e kushtëzoj, le të bëjë atë që dëshiron në jetë. Është shumë e drejtë që ai të gjejë rrugën e tij”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Trajneri, në Dublin për shortin

FSHF konfirmon zyrtarisht Panuccin