MENU
klinika

U dënua me 2 vjet burg

CR7 do kthehet në Spanjë, gjyq më 14 janar

14.12.2018 - 13:40

Nuk ka përfunduar ende procesi gjyqësor për Cristiano Ronaldon sa i përket evazionit fiskal kur ai luante me Real Madrid. “La Audiencia Provincial” ka thirrur Cristiano Ronaldon të hënën e 14 janarit 2019 për të qenë në Madrid dhe për të ratifikuar para gjyqtarit marrëveshjen e arritur me Thesarin, pasi u akuzua se ka bërë evazion fiskal prej 14.7 milionë euro.

Në seancën dëgjimore, lojtari i Juventusit do të gjykohet si fajtor për kryerjen e katër veprave fiskale gjatë kohës së tij te Real Madridi dhe do të pranojë një dënim me dy vite burg, që synohet të konvertohet në mënyra të tjera.

CR7 tashmë e ka likuiduar gjobën ndaj Thesarit (pjesa më e madhe është paguar më 6 gusht, kur derdhi 13.4 milionë euro në arkën publike spanjolle), por ende nuk ka dalë në Gjykatë dhe përpara Prokurorit, siç është e shënuar në ligj.

Cristiano Ronaldo

Avokati i tij, José Antonio Choclán, po përpiqet që dënimin me dy vite burg ta zëvendësojë me një gjobë shtesë prej 375.000 euro, por drejtësia nuk e ka pranuar ende këtë gjë në negociata.

Këtë javë, edhe një lojtar tjetër portugez ishte në Madrid. Bëhet fjalë për Coentrao, i cili, gjithashtu, është ndëshkuar për krimin e mashtrimit financiar, me gjobën përkatëse. Ai ka kaluar nëpër të njëjtën rrugë, si dhe pesë herë fituesi i “Topit të Artë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN