MENU
klinika

Analiza

“Trekëndëshi i zjarrit” po e mundon Kremlinin

15.06.2023 - 14:14

Kremlini e di më mirë se kushdo rëndësinë e të mos bërit publike, mosmarrëveshjet e brendshme të mundshme në botën e jashtme.

Megjithatë, një video e publikuar ditët e fundit drejtpërdrejt nga kanalet e Kremlinit tregoi disi ftohje midis presidentit Vladimir Putin dhe Ministrit të Mbrojtjes Sergej Shoigu.

Ata u shfaqën së bashku në një spital ushtarak në Moskë në një vizitë tek ushtarët e plagosur në Ukrainë, por, siç duket nga pamjet, të dy e injorojnë njëri-tjetrin.

Mirëpo, nuk thuhet se kjo ka ndodhur me qëllim. Megjithatë, Putin nuk ka dalë në mbrojtje të ministrit të tij të mbrojtjes, as pas sulmeve të fundit verbale të dhunshme nga Yevgeny Prigozhin, kreu i Wagner.

Episodi i fundit që shkaktoi tensione ishte dëshira e ministrit për të vendosur kontraktorët, milicët dhe mercenarët në radhët e mbrojtjes, që t’i bëjë ata të varen drejtpërdrejt nga ministria e tyre.

Sigurisht nuk u mirërprit nga Prigozhin dhe Wagner mbeti jashtë çdo marrëveshjeje.

Fjalët e fundit të Prigozhin erdhën pas një sulmi të ashpër verbal vitin e kaluar, ku komandanti i mercenarëve rusë foli për pushkatimin e Shoigut si dhe për shefin e kabinetit Gerasimov.

Akuza kryesore ndaj ministrit dhe shefit të kabinetit është se ata konsiderohen të paaftë dhe të pavullnetshëm për të përfunduar misionin në Ukrainë si dhe mungesa e municioneve për grupin e tij. Është e vështirë të kuptosh se në cilën anë është Kremlini.

Putin nuk duket se e ka vënë në dyshim pozicionin e ministrit të mbrojtjes, megjithatë ai kurrë nuk e ka mbrojtur atë publikisht. Ai as nuk është distancuar nga pretendimet e Prigozhinit.

Ndoshta sepse presidenti rus tani për tani ka nevojë për të dyja palët.

Shefi i NATO-së takohet me Trump në Florida!

Çfarë diskutuan Mark Rutte dhe presidenti i zgjedhur i Amerikës

Analiza e DW: Si do të veprojë qeveria

A mund të arrestohet Benjamin Netanyahu në Gjermani?

Netanyahu “barazohet” me Putinin

E ardhmja e Izraelit varet “në fije të perit”

Çfarë dimë për raketën ruse ‘Oreshnik’!

Putin: Asnjë komb tjetër nuk ka armë si tonat

Dy sekretarë të tjerë mund të kenë fatin e Gaetz

Bie “ushtari” i parë i Trump, Prokurori i Përgjithshëm jep dorëheqjen