MENU
klinika

Rasti 'Titanik'

Gruevski mbetet pa avokatë

17.12.2018 - 10:40

Tri avokatët Dimitar Dangov, Sterjo Zikov dhe Boro Tasevski hoqën dorë ta përfaqësojnë ish-kryeministrin, Nikolla Gruevski, në lëndën e Prokurorisë Speciale, “Dhunë në Komunën Qendër”, konstatoi gjyqtari Dushan Josifov në fillim të seancës së sotme.

Gruevski iu dha një avokat sipas detyrës zyrtare, Petar Dimovski.

konica.al

Avokati Dimitar Dangov në seancën e kaluar për lëndën “Titanik”, tha se do të heq dorë të përfaqësojë Gruevskin në këtë lëndë të Prokurorisë Speciale.

Kujtojmë se Gruevski kishe ikur nga Maqedonia dhe ka kërkuar azil politikë në Hungari. /Konica.al/