MENU
klinika

Paralajmërimi

BE: Nëse Serbia s’merr hapa për përshkallëzimin e situatës në veri, do merren masa ndaj saj

10.08.2023 - 17:54

Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano, ka paralajmëruar masa ndëshkuese ndaj Serbisë si dhe i ka bërë thirrjje Kosovë që të hedhë hapa më tej, lidhur me shtensionimin e situatës në veri të vendit.

Në një deklarate për mediat ai theksoi se nëse Serbia nuk do të marrë hapa për përshkallëzimin e situatës në veri në të Kosovës, atëhere BE do të veprojë dhe do të vendosë masat e nevojshme kundër Servbisë.

“Nëse shtetet anëtare të BE-së vendosin, atëherë ne do të vendosim masën e nevojshme kundër Serbisë nëse 27 shtetet anëtare deklarojnë se në situatën aktuale, në kontekstin aktual të kësaj krize të fundit se Serbia nuk po bën gjithçka për të de-eskaluar situatën.

Kur është fjala për temën që ngrihet nga 56 nënshkrimet dhe parlamentarët nga disa shtete anëtare dhe disa vende të tjera të treta. Mund të them vetëm se politikat e BE-së janë në unanimitet me ato 27 shteteve anëtare, ashtu siç kanë vendosur qeveritë e tyre”, tha ai.

“Ne kemi mijëra-mijëra deputetë në Bashkimin Evropian, kështu që qëndrimet e BE-së përcaktohen nga vendimet e qeverive të 27 shteteve. Kur është fjala për dialogun dhe çështjen që ka të bëjë me Kosovën dhe Serbinë, kemi thënë shumë herë se BE-ja është ndërmjetësuese, po ndihmon të dyja palët për të arritur kompromiset e nevojshme për të normalizuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë”, shtoi më tej Stano.

Kjo deklaratë e zëdhënësit të BE-së, ka ardhur pas asaj të bërë nga kryeministri Albin Kurti paraditen e kësaj të enjte.

Teksa foli për masat ndëshkuese që BE ka ndaj Kosovës, kryeministir Kutri tha se nuk janë të njëjtat dhe nuk janë të drejta. Prandaj, ai theksoi se duhet të hiqen sa më parë.

“Sa i përket masave që janë marrë ndaj nesh, ne konsiderojmë se nuk janë fer. Janë pjesë e asimetrisë në raporte dhe sa më parë që të përfundojnë aq më mirë. Ne po bëjmë krejt çfarë mundemi dhe dimë, por do të duhej që edhe partnerët dhe aleatët tanë evropian sa më parë të përmirësojnë qëndrimin e tyre ndaj Kosovës. Pasi një Republikë demokratike dhe progresiste siç është Kosova meriton të ndihmohet me krejt çka munden ata dhe jo të ketë masa ndëshkuese”, tha Kurti.

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin