Ermal Fejzullahu është një nga këngëtarët më të njohur të showbiz-it, i cili ndonëse pse prej shumë vitesh është pjesë e tregut muzikor ai vazhdon të dëgjohet dhe të adhurohet nga fansat njësoj si ditën e parë.
Sot është një ditë shumë e veçantë për këngëtarin, pasi ai feston ditëlindjen dhe urimin më të bukur nuk kishte si të mos e merrte nga babai i tij, këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu.
Teksa ka postuar në Instagram një foto me Ermalin, ai ka gjetur fjalët më të veçanta për të uruar të birin në ditën e tij të lindjes.
“Ti je bota ime. Ti je artisti i madh me zë e më me shpirtë. Ama kto ti dha publiku shqiptarë nga e tër bota. Ty ta dha Zoti, zërin e talentin e që ti i gradove me punë me shpirtëbardhësi e me dashuri që dhuron e që merr. Unë të dua se të kam djalë të shpirtit, ta dua buzëqeshjen humanizmin dhe thjeshtësin. Vazhdo puno dhe mbaje kokën ulur e dhuro dashni ngado e kudo që shkonë. I bëfsh 100 o fryma e babit.”- ka shkruar këngëtari.