Të gjithë po flasin për një transferim të Elseid Hysajt te Chelsea, madje kjo është kthyer në një një telenovelë merkatoje, që ka nisur ende pa përfunduar sezonin e kaluar.
Interesime ka pasur edhe nga shumë skuadra të tjera, duke nisur nga PSG, Bayern Munchen e deri te Barcelona. Megjithatë, sipas gazetarit italian Francesco Romani, burime pranë klubit, i kanë konfirmuar se në garë për shqiptarin është edhe Atletico Madrid.
“Kemi mësuar sot që për Hysajn ka hyrë në garë edhe Atletico i Simeones. Kanë nisur kontaktet e para me menaxherin e lojtarit. Ai është shprehur i gatshëm për transferimin e klientit në Madrid, por edhe Napoli i gatshëm të dëgjojë oferta.
Atletico e cilëson Hysajn si një element të aftë për fazën mbrojtëse, ku dihet nga të gjithë loja që bën Simeone në prapavijë. Transferimi mund të konkretizohet që në janar. Flitet për një shifër rreth 40 milionë eurosh”, – u shpreh gazetari në fjalë.