MENU
klinika

“Nata më speciale ndër vite”

Stresi lë pas historinë me Kejsin, konfirmon romancën e re

07.09.2023 - 13:30

Arkimed Lushaj i njohur me emrin e artit Stresi është një ndër reperët më të suksesshëm dhe më të dashur nga publiku shqiptar.

Pas ndarjes së bujshme nga e dashura e tij Keisi, këngëtari ka qenë mjaft diskret për sa i përket jetës së tij sentimentale.

Reperi është mjaft aktiv në rrjetet sociale, i cili shpesh herë ndan me fansat momente nga përditshmëria e tij. Mirëpo së fundmi ai i ka habitur të gjithë me postimin e tij të fundit duke konfirmuar publikisht romancën e tij të re.

Stresi ka publikuar një foto ku shihet me vajzën misterioze e cila duket se i ka marrë zemrën.

“Sonte ishte nata ime më speciale ndër vite”, ka shkruar Stresi krahas fotos, ku identitetin e partneres së re e ka mbuluar me një emoji me sytë me zemra. Por ajo çka mund të vihet re është se bukuroshja është brune.

Duket se artisti tashmë e ka lënë pas historinë e tij me ish-bashkëshorten Kejsin, pas shumë përpjekjeve që ka bërë për tu rikthyer me të dhe tani ai po shijon romancën e re.

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat