18.09.2023 - 08:30
Para se të largohej nga rajoni Primorye në Rusi drejt Koresë së Veriut, lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka marrë disa dhurata nga zyrtarët rusë.
Sipas Sky News liderit koreano-verior iu dhuruan pesë dronë kamikazë dhe një jelek antiplumb në përfundim të vizitës së tij zyrtare në Rusi.
Guvernatori Oleg Kozhemyako gjithashtu i dorëzoi liderit veshje anti-termike dhe një dron zbulimi, tha agjencia shtetërore ruse Tass.
Udhëtimi shënoi “një kulm të ri miqësie dhe solidariteti dhe bashkëpunimi po hapet në historinë e zhvillimit të marrëdhënieve midis Koresë së Veriut dhe Rusisë”, tha agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë së Veriut KCNA.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Nga The Economist
INTERPOL, organizata që ‘trazoi’ gjithë botën…
Ngjarjet më të bujshme