MENU
klinika

Marrëveshja

Juventus nënshkruan kontratën 408 mln €

21.12.2018 - 20:46

Juventus me të drejtë mund të pretendojë të jetë kampion i Europës. Me një yll si Cristiano Ronaldo në përpbërje dhe me një sponsor si Adidas, gjithcka është e mundshme. Me këtë të fundit kampionët e Italisë kanë rinovuar partneritetin deri më 30 qershor të vitit 2027.

Marrëveshja e re parashikon një shumë minimale të garantuar prej 408 milionë euro për 8 sezone, nga 2019-2020 plus variabla të vijueshëm dhe përqindje mbi shitjet.

Marrëveshja nuk përfshin të ardhurat nga marketing, të cilat nga sot menaxhohen direkt nga Juventus. Brenda datës 31 dhjetor, Adidas do të paguajë një bonus prej 15 milionë euro që i shtohen kontratës aktuale të sponsorizimit.

Për sezonin në vijim, kontrata e Adidas vlerësohet minimalisht 42 milionë plus variablat e pritshëm, ndërsa vlera mesatare e kontratës nga sezoni i ardhshëm  do të vlerësohet mesatarisht prej 51 milionë euro.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN