Nëse jeni përdorues premium i X, përgatituni për një rifreskim të platformës, pasi X po nxjerr një përditësim tjetër për ta bërë përvojën në aplikacion më të mirë.
Siç u konfirmua nga dizajneri i X, Andrea Conway, platforma po prezanton filtra të rinj kërkimi për përdoruesit premium.
Kjo veçori i lejon përdoruesit të renditin postimet bazuar në kritere si data, gjuha, dhe vendndodhja, përcjell Telegrafi.
Thuhet se këto veçori do të rrisin komoditetin e kërkimit në platformë. Megjithatë, përditësimet e fundit do të jenë të disponueshme vetëm për përdoruesit me pagesë. Të paktën, për momentin.
Që kur Elon Musk bleu Twitter-in, ai ka punuar drejt transformimit të platformës në një “aplikacion për gjithçka”, i ngjashëm me aplikacionin kinez WeChat.
Meqenëse X u bë privat pas blerjes së Musk, ai nuk është më i detyruar të zbulojë publikisht të dhënat, duke e bërë të vështirë verifikimin e numrave të përdoruesve.
Por, platforma krenohet se numëron afro 500 milionë përdorues, shifra këto të cilat janë vlerësuar më të ulëta nga Statista.