Juventus është rikthyer menjëherë te fitorja pas barazimit në Bergamo me Atalantën. Kampionët në fuqi kanë mposhtur 2-1 në “Allianz Stadium” ekipin e Sampdorias. Vendosi dygolëshi i Cristiano Ronaldos, duke bërë që Juventus ta mbyllë me 17 fitore dhe 2 barazime fazën e parë.
Ronaldo është bërë edhe portugezi me më shumë gola të shënuar në kampionatin italian pas Rui Barros, ish-lojtar i bardhezinjve në fundin e viteve 80-të.
Ka patur lavdi edhe për Fabio Quagliarella-n. Sulmuesi italian ka barazuar përkohësisht takimin me penalltinë e realizuar në minutën e 33-të dhe është bërë lojtari i dytë në historinë e Serisë A, pas Trezeguet në 2005-ën me Juventus-in, që shënon gol në nëntë ndeshje radhazi.
Në fundin e takimit miqtë kanë barazuar me një gol të mrekullueshëm të Saponara-s, por që është anuluar nga VAR për p ozicion jashtë loje.