Duket se që në ditën e parë të vitit 2019 është ndezur merkatoja e futbollit në Europë. Mbrojtësi i Napoli-t, Kalidou Koulibaly, kërkohet nga disa prej klubeve më të rëndësishëm të Europës. Maurizio Sarri ka dashur ta marrë te Chelsea i tij, por Aurelio De Laurentiis nuk ia ka lejuar.
E do Manchester United, që duket se është gati të bëjë një çmenduri për ta siguruar. Me pak fjalë, ka shumë mundësi që verën e ardhshme të zhvillohet një ankand për këtë djalosh me muskuj të hekurt dhe zemër të artë.
Sipas shtypit italian, bëhet fjalë për një ofertë rreth 120 milionë euro nga ana e “Djajve të Kuq”, një shumë që mund ta bindë presidentin e Napoli-t të hapë negociatat.
Gjithesesi, ky operacion do të mund të realizohet vetëm në verë, sepse asnjë lojtar nuk do të largohet nga Napoli në janar.