MENU
klinika

Ja për çfarë do i merrte këshilla

Fifi flet për marrëdhënien me Adrola Dushin: Është një super gocë

15.07.2024 - 13:48

Këngëtarja e njohur Fifi, sëfundmi ka dhënë një intervistë për “Prive” ku ka folur për marrëdhënien e saj me Adroa Dushin.

E pyetur për raportin e saj me ish-partneren e Adisit, këngëtarja tha: “Kemi një marrëdhënie shumë korrekte për hatër të çunit dhe për hatër të gjithçkaje që na përfaqëson. Është një super gocë, është fantastike edhe si nënë, edhe si femër. Është një nënë shumë e denjë dhe pse jo do i kisha marrë këshilla për çunin.”

Siç e dimë, Fifi është prej dy vitesh është në një lidhje dashurie me Adis Patushin, ku ky i fundit ka një djalë me Adrolën. Romanca mes Fifit dhe Adisit filloi vite më vonë, ku ndarja mes Adrolës dhe Adisit kishte kohë që kishte përfunduar.

Dyshja tashmë është bërë edhe me një djalë të quajtur Theo Mal.Fifi duket se gëzon respekt të plotë për modelen dhe jo vetëm.

Disa muaj më parë ajo është pyetur në një emision edhe për marrëdhënien që ka me Troin, djalin e ish-çiftit dhe këngëtarja është përgjigjur se e ka të shenjtë marrëdhënien me të dhe nuk do të donte ta fliste publikisht.