07.01.2019 - 11:53
Trajneri i Shqipëria U-17, Elvin Beqiri, ka publikuar listën e 25 lojtarëve, që ka thirrur për turneun e afërt në Turqi, ku vetë shkodrani bën debutimin në këtë stol kuqezi.
Siç shihet edhe në listë, kemi të bëjmë më shumë me emra futbollistësh të kësaj grup-moshe, që vijnë nga jashtë. Kujtojmë se Kombëtarja U-17 do të marrë pjesë në “2019 MERCEDES BENZ AEGEAN CUP”, kompeticion që organizohet nga Federata Turke e Futbollit.
Në këtë kompeticion marrin pjesë 8 skuadra kombëtare, të ndara në dy grupe. Shqipëria U-17 bën pjesë në grupin B, së bashku me Spanjën, Rusinë dhe Maqedoninë.
Në grupin A bën pjesë Turqia, Anglia, Azerbajxhani dhe Moldavia. Ndeshjet do të zhvillohen më 14, 15 dhe 17 janar.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Ndryshimet e trajnerëve
“Furtunë” në ekipet kombëtare të moshave
Nuk lëviz vetëm Bushi
FSHF prezanton trajnerët e ekipeve kombëtare
Për U-15, U-17, U-19 & U-21
Kombëtaret, nisin seleksionimet në Greqi
Ekipet kombëtare