MENU
klinika

Akuzat e Jasmine Lennard

Ish-e dashura: Ronaldo, gënjeshtar e psikopat

09.01.2019 - 12:13

Një tjetër akuzë e fortë vjen në drejtim të Cristiano Ronaldos dhe sërish në qendër është një femër. Kësaj here ish-e dashura Jasmine Lennard, që ka nisur një sulm të fortë ndaj sulmuesit të Juventus.

Ajo ka folur hapur, duke e quajtur atë një gënjeshtar dhe psikopat. Lennard është e famshme në Britaninë e Madhe, pasi u shfaq si konkurrente atje në “Big Brother”.

Në llogarinë e vet në Twitter, të martën, ajo shfrytëzoi të gjithë hapësirën për t’i shprehur mbështetjen Kathryn Mayorga, gruas amerikane që e akuzon për përdhunim CR7-n.

Jasmine Lennard shoqërohej me ish-sulmuesin e Manchester United dhe Real Madrid dhjetë vite më parë, por zbuloi se ka komunikuar me CR7 edhe gjatë 18 muajve të fundit.

lennard ronaldo
lennard ronaldo

Jasmine, sot 33 vjecare, ndër të tjera, shkroi: “Pas shumë mendimesh, po shkoj te Kathryn Mayorga dhe ekipi i saj ligjor për të ofruar ndihmën time në akuzën e përdhunimit kundër Cristiano-s.

Unë nuk i konsideroj gënjeshtra ato që ajo thotë. Do të bëj gjithçka që mundem për ta ndihmuar. Kam mesazhe dhe regjistrime, që do të jenë të paçmueshme për Kathryn dhe ekipin e saj ligjor, për të treguar natyrën e tij të vërtetë si njeri”.

Jasmine iu tha ndjekësve të saj në Tëitter se Ronaldo ishte një fanatik, që e kontrollonte ngado, në çdo hap që hidhte.

Ronaldo
Ronaldo

Qindra mesazhe kam prej tij. Dëshmi të epsheve seksuale, që pasqyrojnë më së miri situatën e Mayorgan. Po ta analizosh në thellësi sjelljen e tij, kupton se ka problem serioze të shëndetit mendor. Ai është një gënjeshtar dhe psikopat.

Askush nuk do t’i besonte gjërat që unë do të ndaj me publikun, nëse nuk do të kisha prova. Por, fatmirësisht, kam ruajtur gjithçka, sepse jam një vajzë e zgjuar” – u shpreh Lennard, që ka tronditur edhe njëherë tjetër Ronaldon.