Sulmuesi argjentinas Lionel Messi vijon me paraqitjet e tij mbresëlënëse, njëkohësisht duke thyer rekorde njëri pas tjetrit, duke u bërë unik në shumë prej tyre.
Ai sonte synon ta shënojë golin e 400-të personal në La Liga, në përballjen e Barcelonës ndaj Eibar në “Camp Nou”, e vlefshme për javën e 19-të.
Ylli argjentinas ka shënuar 399 gola në 434 paraqitje në La Liga, që kur realizoi golin e parë dhe debutues kundër Albacete-s në vitin 2005.
Messi është golashënuesi më i mirë në histori të La Ligës që prej vitit 2014, kur me tregolëshin e tij ndaj Sevilla-s e kaloi Telmo Zarran, i cili në të kaluarën kryesonte me 252 gola.
Nga totali i 399 golave, Messi i ka realizuar 230 gola në 217 ndeshje në “Camp Nou”, nga të cilat 183 kanë përfunduar me fitore për Barça-n. Ndërkohë, në udhëtim ai i ka shënuar 169 gola në 217 ndeshje.
Barça e pret sonte në “Camp Nout”, Eibar në një ndeshje të La Ligës, që nis në orën 18:30 dhe Messi do të kërkojë ta regjistrojë golin e 400-të, që e bën atë golashënuesin padiskutueshëm më të mirë në histori të garës.
MESSI NË LA LIGA
Ndeshje: 434
Gola: 399
Minuta: 34,859
Fitore: 325
Barazime: 70
Humbje: 39
Titullar: 386
Zëvendësues: 48