MENU
klinika

Yjet e futbollit shqiptar

Cana e Shaqiri, bashkë për ditën e Pavarësisë

14.01.2019 - 17:14

Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, ylli i Liverpoolit dhe Zvicrës, Xherdan Shaqiri dhe humanisti kosovar, Halil Kastrati, do të jenë pjesë e një ngjarjeje humanitare në ditën më të rëndësishme të Kosovës, 17 shkurt.

Cana, Shaqiri dhe Kastrati do të marrin pjesë në një turne humanitar, i cili do të mbahet në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, në Gjenevë të Zvicrës.

Ish-ylli i shumë skuadrave evropiane Cana ka njoftuar për turneun që do të organizohet nga Shoqata Humanitare DPSC, përmes një postimi në llogarinë e vet zyrtare në Facebook.

Ai u ka bërë thirrje të gjithëve të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje humanitare në qytetin zviceran.

“Më 17 shkurt, në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, Shoqata DPSC në Gjenevë, organizon turnir humanitar. Ju presim të gjithëve. Unë do të jem prezent dhe do ta ndaj kohë për një atmosfere sportive për qëllime të ndershme, siç janë ndihma humanitare”, – ka thënë Cana në një video-mesazh në Facebook.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN