MENU
klinika

Trajneri portugez

Mourinho nuk vonon, gjen punë në Angli

15.01.2019 - 12:26

Është rikthyer menjëherë në skenë, për më tepër në Angli, me ndeshjet e Premier League. Jose Mourinho nuk ka humbur shumë kohë për të gjetur një punë, pasi u shkarkua nga stoli drejtues i Manchester United.

Sipas gazetës “Times”, trajneri portugez ka nënshkruar për “beIN Sports” dhe do të komentojë për këtë kanal televiziv ndeshjet e futbollit të Premier League në Mbretërinë e Bashkuar.

Portugezi do të marrë 67.421 euro për çdo ndeshje, që do të “skanohet” prej tij gjatë analizës profesionale. Problemi që Mourinho ka në këtë rast ka të bëjë me një klauzolë konfidencialiteti, se ai nuk do të jetë në gjendje të flasë për Manchester United.

Jose Mourinho

“Special One” do të debutojë në këtë detyrë të re duke komentuar ndeshjen e Katarit kundër Arabisë Saudite në “AFC Asian Cup 2019”, më 17 janar, për të vijuar pastaj me sfidën Arsenal-Chelsea të Premier League, më 19 janar.

Mourinho bashkohet kësisoji me listën e komentatorëve të famshëm të “beIN Sports”, si Zlatan Ibrahimovic, Paul Scholes, Ruud Gullit, Arsène Wenger , Marcel Desailly, Yaya Touré, Nemanja Vidic, Wesley Sneijder dhe Graeme Souness.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN