MENU
klinika

Mesfushori shqiptar

Shaqiri, në “top 10”-n me më shumë trofe

17.01.2019 - 12:14

Në Premier League luajnë shumë yje futbollit, por Xherdan Shaqiri është në mesin e “top 10” futbollistëve me më shumë trofe të fituar gjatë karrierës së tyre.

Zvicerani me origjinë shqiptare ka fituar 13 trofe deri më tani. Këta 13 trofe në kabinetin e Shaqirit kanë ardhur gjatë periudhës sa ai ishte pjesë e skuadrës së Basel në Zvicër dhe e Bayern Munich në Gjermani.

Ai ende nuk ka fituar asnjë trofe në Premier League. Megjithatë, trofeu i parë në Angli mund të vijë për Shaqirin në sezonin e tij të katër në këtë ligë, pasi që Liverpool është në rrugën drejt titullin të Premier League.

Nëse skuadra e Jurgen Klopp arrin ta mbajë vendin e parë në ligë deri në maj, atëherë Shaqirit do t’i shtohet edhe një trofe.

Shaqiri ka baras trofe të fituar me Nicolas Otamendin dhe David Silvën, ndërsa vetëm shtatë futbollistë kanë më shumë medalje të arta se ai. Këta lojtarë janë: Alexis Sanchez (14), Claudio Bravo (15), David Luiz (17), Stephan Lichtsteiner (17), Lucas Moura (18), Fernandinho (20) dhe Pedro (25).

TROFETË E SHAQIRIT:

Swiss Super League 2009/10, 2010/11, 2011/12,

Swiss Cup 2009/10, 2011/12,

Bundesliga 2012/13, 2013/14,

DFB-Pokal 2012/13, 2013/14,

DFL-Supercup 2012,

UEFA Champions League 2012/13,

UEFA Super Cup 2013,

FIFA Club World Cup 2013

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN