MENU
klinika

Rrëfimi i Rio Ferdinand

“Pija deri në 10 gota, pastaj kaloja te vodka”

24.01.2019 - 21:02

Ai ka qenë një nga qendërmbrojtësit më të mirë të Anglisë ndër vite, madje një lojtarët që në kohën e vet rreshtohej në 11-n më të mirë të botës.

Rio Ferdinand, me një karrierë të lidhur me Manchester United, West Ham, Leeds, Bournemouth dhe Queens Park Rangers, ka folur për “The Guardian”, e cila sponsorizon një produkt të ri sportiv. Ferdinand zbulon disa “sekrete” në fillimet e karrierës, para se të mbërrinte te Manchester United…

“Kam pirë shumë, kur isha i ri. Mund të pija deri më tetë, nëntë, ose dhjetë pint (njësi volumi, ose kapaciteti në sistemet e matjes në Angli dhe SHBA). 

Dhe pastaj kalova te vodka. Kur isha i ri, mund të shpenzoja edhe tërë ditën duke pirë. Ama, gjithmonë pija pas ndeshjeve. Kjo ishte axhenda e ditës në West Ham: futboll, alkool dhe disko. Kështu jetonim atje”, – thotë Ferdinand.

Ai pranon se kishte mangësi në Ëest Ham, pasi ndeshjeve iu paraprinte me alkool: “Kur isha i ri, isha i çmendur. Kur isha te Ëest Ham, kisha disa boshllëqe. Njerëzit flisnin për lojëra dhe rezultate, ndërsa unë nuk ua vija shumë veshin”.

Te Manchester United, ai pohon se pinte vetëm gjatë pushimeve dhe ishte shumë i përpiktë gjatë sezonit: “Në verë, pija gjatë dy javëve që isha pushim absolut”.

Tani, Rio Ferdinand është angazhuar me disa projekte solidariteti, që lidhen me hulumtimet shkencore kundër kancerit dhe kundër racizmit në futboll. Ai, gjithashtu, ka bërë fushatë kundër largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rrëfimi i ish-gruas së portierit të Napolit

“Mori SIDA-n në dasmën e Maradonës, vdiq i harruar”