Trajneri portugez Jose Mourinho vijon të mbetet protagonist brenda dhe jashtë fushe. Ka apo nuk ka një skuadër në drejtim, ai është një personazh që prodhon gjithnjë lajm.
Tekniku është përballur me drejtësinë për shkak të problemeve me mosdeklarimin e fitimeve financiarenë Spanjë, kur drejtonte Real Madrid.
Trajneri portugez kishte lënë pa deklaruar të gjitha të ardhurat të cilat vinin nga e drejta e imazhit dhe, në këtë mënyrë, i kishte shpëtuar taksave të vendosura nga shteti spanjoll.
Megjithatë, autoritetet e kanë zbuluar një mashtrim të tillë dhe kanë vendosur që të dënojnë Murinjon. Tekniku portugez do të duhet të paguajë 2.2 milionë euro gjobë, ndërkohë që është dënuar edhe me 12 muaj burg.
Duke qenë se dënimi me burg është më i ulët se 2 vite, portugezi i shpëton qelisë dhe duhet të pagujë gjobën. Pak ditë më parë ishte Ronaldo ai i cili u gjobit me rreth 19 milionë euro gjobë dhe 23 muaj burg, ku edhe portugezi i Juventusit i shpëtoi burgut për vetëm 1 muaj.