MENU
klinika

Deklarata shokuese

Ish-shërbëtorja: Michael Jackson ishte pedofil

08.02.2019 - 11:35

Ish-shërbëtorja e mbretit të Pop-it, Michael Jackson ka lëshuar një deklaratë shokuese për “Daily Mail”.

“Michael Jackson ishte pedofil dhe ka abuzuar me dhjetëra fëmijë, i filmonte takimet e tij dhe pamjet i mbante në një librari sekrete të fshehur në Neverland”.

Adrian McManus, ish shërbëtorja personale e Jackson është shprehur ndër të tjera se ka qenë dëshmitare e veprimeve të tij shqetësuese me fëmijët e vegjël dhe ka parë filmimet. Ajo ka rrëfyer çfarë ka parë në katër vite punë në fermën e Neverland dhe për të nuk ka dyshime që punëdhënësi i saj ishte pedofil.

Ajo thotë se këngëtari, i cili është akuzuar për abuzime serioze seksuale në një dokumentar të ri shokues, sillte në fermë djem të vegjël në dhomën e tij të gjumit, dhe ajo ka parë gjëra shqetësuese më pas, kur pastronte dhomën.

Sot 56-vjeçe, McManus thotë se shpesh hiqte veshjet e tij dhe fëmijëve nga Jacuzzi e madje është dëshmitare e fëmijëve që ecnin zhveshur nëpër shtëpi.