MENU
klinika

Tragjedia

Videoja prekëse në nder të Emiliano Sala

11.02.2019 - 20:24

Homazhet në nder të futbollistit Emiliano Sala, që humbi jetën me avion më 21 janar, kanë nisur që nga Argjentina, Francë e deri në Angli. Fjalët nuk gjejnë vend në të tilla situata.

Heshtja është gjëja e vetme që të sjell ndër mend kujtime. Kujtime që do mbeten gjithmonë në zemrat dhe mendjen e këtyre lojtarëve dhe tifozëve.

Janë shokët e tij, janë fansat e tij, janë të gjithë ata që ndanë momentet më të bukura, janë ata që shijuan golat dhe brohorimat e tij.

Lojtarët e Nantes dhe tifozët e këtij klubi i dhanë një lamtumirë prekëse idhullit të tyre, që vendosi të kërkojë ëndrrën përtej detit, në atë det të mallkuar që i ndali frymën e fundit.

Një i ri që ëndërroi suksesin dhe ishte në kulmin e karrierës edhe pse mosha e tij shënonte 28 vjeç. Ky ishte Emiliano Sala, të cilit Nantes i bëri homazhe në ndeshjen ndaj Nimes për Ligue 1 në Francë.

Një ndeshje që nisi me doza të forta emocioni, tifozë e lojtarë me lot në sy që vetëm duartrokitën pa reshtur dhe brohoritën pa fund emrin e tij.

Një video mbi 5 minuta e përmbledhur nga klubi francez, që tregon të gjithë momentet e këtij homazhi. Prekëse!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN