MENU
klinika

“Kosova më mirë”

Duka: Të ndërtohen 200 fusha në Shqipëri

12.02.2019 - 11:32

Pas është zgjedhur në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, Armand Duka, presidenti i FSHF-së, ka dhënë një intervistë për “ABC Neës”, ku është ndalur në çështjë që lidhen me futbollin në vendin tonë.

“Para se t’u drejtohem votuesve, ua kam bërë disa pyetje njerëzve të mi, që kam përreth. U kam kërkuar të më thonë tri arsye pse njerëzit duhet të më votojnë mua.

Në fund, eksperienca në drejtimin e FSHF, ajo si anëtar dhe drejtues në disa komisione të UEFA-s dhe në FIFA, më ndihmuan të marr numrin e nevojshëm të votave për të fituar.

Mbështetja për mua ka qenë nga të gjitha rajonet, kryesisht nga Europa Qendrore. Duke filluar nga Anglia, Gjermania, Italia, Franca, Spanja, Austria, Hungaria, Polonia, vendet nordike më kanë mbështetur pothujse të gjithë.

Vendet nga ish-Bashkimi Sovjetik kanë pasur njëlloj skepticizmi, sepse nuk e njohin shumë mirë Shqipërinë” – u shpreh në fillim Duka.

Po çfarë përfiton Shqipëria, tani që Duka u bë anëtar i një organi mjaft të rëndësishëm vendimmarrës në qeverinë europiane të futbollit? 

“Neve nuk na ka munguar mbështetja nga UEFA dhe FIFA deri më tani. Mjafton të kujtojmë dy projektet e mëdha të vitit 2019, stadiumin e Tiranës dhe zyrat e reja të FSHF-së.

Pothuajse asnjë federatë nuk ka finalizuar projekte të tilla. Pra, nuk është ky qëllimi i anëtarësimit në Komitetin Ekzekutiv.

Pjesa e të qenit anëtar i një komuniteti europian apo botëror të futbollit lidhet me kënaqësinë dhe lumturinë e një vendi të vogël si Shqipëria, por ka edhe anën tjetër të medaljes: menaxhimi i brendshëm i garave, policia, arbitri, ankesa, kontestime”, – përgjigjet Duka.

armand duka anglezi ne arena
armand duka anglezi ne arena

Në këto momente, futbolli shqiptar ka nevojë për më shumë fusha futbolli, ku të stërviten të rinjtë. Presidenti i FSHF-së e nënvizon këtë gjë: 

“Qeveria të marrë një vendim dhe të thotë që do të financojmë 200 fusha futbolli në Shqipëri. Kush i dëgjon mund t’i duken shumë, por janë pak. Vetëm Tirana ka nevojë për 100 fusha futbolli.

Është e vështirë për hapësirat, por duhet t’i gjejmë ato. Buxheti i Bashkisë së Tiranës, apo i qeverisë nuk është se varfërohet për kaq pak para, për një sport që shqiptarët e dashurojnë shumë.

Kur Rama do të vinte në qeveri u mendua, madje mbaj mend që Fidel Ylli bëri fushatë me këtë, që do të kishte Ministri Sporti, e cila do të mendonte për sportin. Tek ne ka një ligj, që është qesharak.

armand duka ne elbasan arena para izrael
armand duka ne elbasan arena para izrael

Më duket se është i vitit 1994. Politika kosovare e mbështet sportin më shumë se ajo shqiptare. Në mënyrë strategjike dhe jo në mënyrë spontane. Buxhetet që ka Kosova për financimin e sporteve janë 10, ose 20 herë më të mëdha se Shqipëria” – ka përfunduar Armand Duka.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN