Katër ministra të kabinetit kanë kërkuar nga kryeministrja të ndalojë përdorimin e kërcënimit të një Brexit pa marrëveshje si një taktikë negociuese, duke u thënë Theresa May se bizneseve dhe prodhuesve tani duhet të jepet siguri.
Kërkesa u bë në një takim me kryeministren të hënën nga sekretari i drejtësisë, David Gauke, sekretari i punës dhe pensioneve, Amber Rudd, sekretari i biznesit Greg Clark dhe sekretari skocez David Mundell.
Ministrat të cilët kërkuan takimin me May besojnë se bizneset dhe prodhuesit gjatë javëve të fundit thoshin se ishte koha që opsioni Brexit pa marrëveshje të përjashtohej kategorikisht.
Downing Street e përshkroi atë si një “takim privat” dhe nuk dha detaje të mëtejshme, por diskutimet kanë të ngjarë të vazhdojnë të martën mbledhjen javore të kabinetit.
Foto e marrë nga Telegraph
Kryeministrja pritet të takohet të mërkurën me presidentin e komisionit evropian, Jean-Claude Juncker.
Prokurori i përgjithshëm, Geoffrey Cox, pritet të përcaktojë në një fjalim këtë javë se çfarë ndryshimesh do të kërkoheshin për të eliminuar rrezikun ligjor për të qenë i bllokuar në mënyrë të pacaktuar në kundërshtimin irlandez, pika kyçe e marrëveshjes.
Cox dhe sekretari i Brexit, Stephen Barclay, zhvilluan bisedime me kryenegociatorin e BE, Michel Barnier, të hënën lidhur me kërkesën e Theresa May për të rihapur marrëveshjen e tërheqjes.
Avokatët nga Mbretëria e Bashkuar dhe Komisioni Europian, pritet të punojnë së bashku në ditët në vijim për një tekst të saktë ligjor, por asnjëra palë nuk ka sugjeruar se marrëveshja e tërheqjes do të rihapet.
Foto e marrë nga Express.co.uk
Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, tha se rezultati i bisedimeve të Brexit ishte “në duart e Perëndisë”.
Në një intervistë me një gazetë gjermane, ai tha: “Kur është fjala për Brexit, është sikur të jemi para gjykatave ose në det të hapur; ne jemi në duart e Perëndisë”. Juncker tha se BE nuk ishte “kundër” për një zgjatje të nenit 50, por sugjeroi se nuk mund të zgjasë më shumë se disa muaj.
“Por unë e kam të vështirë të imagjinoj që votuesit britanikë përsëri do të votojnë në zgjedhjet evropiane. Kjo në mendjen time do të ishte një ironi e historisë. Megjithatë, unë nuk mund ta përjashtoj këtë. “