Verën e kaluar ishte shumë transferimit te Chelsea, por duket se në përfundim të sezonit aktual Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli, kjo e diktuar edhe nga mungesa e hapësira në ekip.
Tani mbrojtësi shqiptar kërkohet edhe nga klubet e largëta prej Evropës. Ai ishte i rëndësishëm për Napolin deri në momentin kur postin e trajnerit e mori Carlo Ancelotti.
Duke e parë situatën disa klube kineze janë të interesuara për lojtarin e krahut të djathtë. Mediat italiane ende nuk i kanë zbuluar emrat e klubeve nga Kina e largët, por raportojnë se interesimi i tyre është serioz dhe konkret.
Madje, ato janë të gatshme ta kënaqin me para Napolin, mbi të gjitha futbollistin shqiptar që të pranojë për ta lënë futbollin evropian për t’u transferuar në Kinë.
Ndërkohë, Chelsea, Inter dhe Lazio mbesin mjaft të përkushtuara për ta blerë kartonin e shqiptarit nga Napoli qysh në afatin kalimtar të verës që po vjen.