MENU
klinika

NBA

Durant nuk tërhiqet pa mbrojtur titullin

26.09.2018 - 09:24

Gjatë prezantimit të skuadrave për sezonin e ri sportiv 2018-2019 në NBA, për kampionët në fuqi të Golden State Warriors, ka folur ylli i këtij ekipi Kevin Durant. Ky mund të jetë sezoni i tij i fundit me Warriors, pasi nga 1 korriku 2019 mund të jetë një lojtar i lirë “free agent”.

Por Durant e ka lënë për më vonë këtë bisedë, duke u shprehur se fillimisht është përqendruar te sezoni aktual dhe më pas do të shohë mundësitë e reja.

konica sportkonica sport mobile

Lebron James Kevin durant
Lebron James Kevin durant

Po nisim një sezon të ri, ku për ne lind detyra për të mbrojtur sërish titullin kampion në NBA. Unë jam fokusuar tek ajo që do të ndodhë në fushë këtë sezon dhe jo tek e ardhmja.

Dua të bëj më të mirën për Golden State, të shpallemi sërish kampionë dhe më pas do të flasim. Më 1 korrik mund të ndodhë gjithçka, këtë le t’ia lëmë të ardhmes”, – u shpreh Kevin Durant, dy tituj kampionë me Golden State në dy sezonet e fundit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN