MENU
klinika

NBA

Kevin Durant do të luajë me LeBron James?

18.09.2018 - 21:25

Pas LeBron James një tjetër yll që pritet t’i bashkohet skuadrës së Lakers është Kevin Durant, por kjo gjë do të ndodhë verën e ardhshme. Më 1 korrik të 2019-ës, lojtari i Golden State do të ketë mundësi të ushtrojë opsionin e “free agent”, çka do t’i jepte mundësi të largohet dhe të luajë me një ekip tjetër.

Durant është i lumtur me skuadrën e tij të Warriors, me të cilën ka fituar titullin kampion në dy sezone e fundit, por ideja për të luajtur me LeBron dhe me një skuadër legjendë si Lakers e tërheq shumë.

Duket se të gjithë janë të kënaqur nga ky transferim, pasi Lakers duan një basketbollist si Durant për ta sjellë pranë LeBron, i kanë paratë dhe hapësirat financiare për ta realizuar këtë gjë.

Lebron James Kevin durant
Lebron James Kevin durant

Mediat amerikane konfirmojnë se Durant, verën e ardhshme, pritet të nënshkruajë një kontratë me Lakers, duke luajtur në krah të mikut tij LeBron James, ndaj dhe Magic Johnson ka nisur që tani të lëvizë gurët për ta realizuar këtë transferim, për të rikthyer lavdinë e Lakers.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN