Jusepe de Ribera ishte një piktor i mrekullueshëm i trupit mashkullor. Jo trupi heroik, ideal, muskulor i skulpturës antike. Ai ishte një piktor i gjakmarrjes, syve të përlotur, muskujve të plakur, gishtërinjve të ndyrë, dhëmbëve të zverdhur dhe flokëve të pakujdesur; e krahëve të dobët, veshëve të dalë Ai gjithashtu pëlqente të pikturonte letra të copëtuara, rroba të grisura, lëkurën e kafshëve.
Në Napolin e errët të shekullit të 17-të, ku kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij, piktori spanjoll ishte pasardhësi i Caravaggios. Veprat e tij janë përhapur në të gjithën Evropën edhe pse jo të gjitha veprat ndodhen në muzetë Evropianë, pasojë e faktit se ai nuk bënte shumë ekspozita personale. Gjithsesi kudo që të jenë, veprat e tij janë të paharrueshme.
Ndonjëherë, ai pikturonte dhe gratë: ‘Madonna-t’ e bukura, me buzë të kuqe me Jezusët e vegjël e të adhurueshëm në duar. Rastësisht, ai e pikturoi Shën Marinë e Egjiptit. Ajo është gruaja e vetme që afrohet me magjinë e pikturave të tij me burrat, me flokët e saj ngjyrë gri, krahët e saj të hollë e të plakur, gishtat e saj që fshehin mes rrudhash punën e lodhshme ndër vite.
Ekspozita “Arti i Dhunës” hapet në Galerinë e Fotografive Dulëich në Londër këtë muaj dhe titulli lë të kuptohet në një aspekt tjetër të punës së tij: interesin e tij për ekstremet e vuajtjes fizike, shpesh në shërbim të një martirizimi apo skena mitologjike të tmerrshme.
Hulumtimi i ndërmarrë nga një studiues i Riberës, Edëard Payne, kurator i ekspozitës, e bën më të qartë se pse Ribera pikturonte dhunën dhe vuajtjet. Lo Spagnoletto, ose spanjoll i vogël, ishte nofka e Riberës. Ai lindi në Valencia në vitin 1591 dhe u zhvendos në Itali, në moshën 16 vjeçare, për të studiuar pikturën, fillimisht duke u vendosur në Romë para se të nisej në Napoli, ku vdiq në vitin 1652. Napoli ishte qytet i dhunshëm, popullor, kozmopolit dhe emocionues. Dënime të tmerrshme, siç ishte lidhja me litar e kyçeve pas shpine dhe hedhja nga lartësia, ishin pjesë të spektaklit publik.
Pikturat e Riberas janë të tensionuara ose të zymta dhe mund të jenë mjaft dramatike në sytë e kujtdo. Elementët kryesorë të stilit Ribera, tenebrizmi (përdorimi dramatik i dritës dhe hijes) dhe natyralizmi, përdoren për të theksuar vuajtjet mendore dhe fizike të shenjtorëve të penduar ose të martirizuar ose perëndive të torturuara. Detaje realiste, shpesh të tmerrshme, theksohen me anë të shenjave të furçave të trashë në pigment të trashë për të përfaqësuar rrudhat, mjekrat dhe plagët e mishit. Teknika e Riberës karakterizohet nga ndjeshmëria e skicës dhe siguria me të cilën ai i bëri ndryshimet nga drita e shkëlqyeshme në hije të errët.
Ribera dëshiron të tërheqë vëmendjen tonë për të parë kulmin e pikturës por dhe kufizimet e saj, çfarë mund të komunikojë por dhe se ku dështon ta bëjë këtë gjë. Ai është një artist, puna e të cilit vazhdimisht përpiqet t’i shpëtojë kufizimeve që sjell në shprehjen e mocioneve sipërfaqja e sheshtë që njohim zakonisht në pikturë. Kur shikon veprat e tij, mund të dëgjoni të ulërasë një satirë therëse. Ribera ka trashëguar veprat më të mira që janë krijuar gjatë periudhës baroke në Itali dhe Spanjë.