NBA do edhe një muaj të startojë, ndërsa ekipet sapo kanë nisur fazat përgatitore. Golden State është një ekip yjesh në NBA, por sezonin e ri është afruar edhe një tjetër kampion.
Me ardhjen e DeMarcus Cousins, praktikisht në formacionin titullar të Golden State janë 4 lojtarë që luajnë në “All Star Game” (Durant, Thompson, Curry dhe pikërisht Cousins).
Kjo e ka bërë skuadrën e Warriors pretendenten kryesore për titull në NBA edhe sezonin e ri. I bindur për këtë gjë është edhe trajneri Steve Kerr, që shprehet se ardhja e Cousins e ka bërë edhe më të fortë skuadrën që ai drejton.
“Me ardhjen e Cousins fitojmë edhe më shumë forcë në lojën poshtë tabelës, vjen një lojtar që kompleton edhe më shumë një grup kampionësh. Ai është lojtari që na duhej, që na mungonte.
Unë nuk dua të bëj parashikime, por kemi një skuadër pretendente për titull, madje ai është objektivi ynë edhe këtë sezon. Nëse nuk do të kemi probleme dëmtimi, do të jemi sërish kampionë” – u shpreh tha Steve Kerr.