MENU

Cleveland humb pa James

NBA ka surpriza në ditën e dytë

18.10.2018 - 11:27

Dita e dytë e kampionati të basketbollit NBA ka qenë e ngarkuar me shumë ndeshje, pasi janë zhvilluar 11 të tilla, ku pasur edhe surpriza, mee Houston Rockets në “Toyota Center” që humbi 112–131 ndaj New Orleans Pelicans.

Skuadra më e mirë e sezonit të rregullt edicionin e kaluar zhvilloi një ndeshje shumë të dobët, aq sa më i miri mbi parket për Rockets rezultoi Gordon me 21 pikë. Tucker e Paul u ndalën me nga 19 pikë, ndërsa James Harden nuk shkoi më shumë se 18 pikë.

Për Pelicans spikati Anthony Davis me 32 pikë, i ndjekur nga Mirotic me vetëm dy pikë më pak. Po në Perëndim, San Antonio Spurs fituan me vështirësi 112-1008 ndaj Minnesota Timberëolves, me DeRozan që realizoi 28 pikë, dha 4 asiste dhe rikuperoi po 4 topa poshtë koshit.

Humbje e papritur e Los Angeles Clippers në “Staples Center” nga Denver Nuggets 98-107, me dyshen Jokic-Harris (21 dhe 20 pikë), që ishte inspiruese për ekipin mik. Phoenix Suns ishin të papërmbajtshëm ndaj Dallas Mavericks, duke triumfuar 121-100, ndeshje në të cilën shkëlqeu për vendasit Booker me 35 pikë, 7 asite dhe 4 rikuperime, ndërsa Sacramento Kings u dorëzuan 117-123 përballë Utaj Jazz.

Në Lindje, bie në sy humbja e finalistëve të sezonit të kaluar, Cleveland Cavaliers, 116-104 në parketin e Toronto Raptors. Pa LeBron James, tashmë pjesë e Lakers, te Cavs më i miri ishte Kevin Love, me vetëm 21 pikë. Lowry dhe Leanord, respektivisht me 27 dhe 24 pikë, udhëhoqën skuadrën kanadeze drejt suksesit të parë sezonal.

Rezultatet:

Charlotte – Milwaukee 112-113

Detroit – Brooklyn 103-100

Indiana – Memphis 111-83

Orlando – Miami 104-101

New York – Atlanta 126-107

Toronto – Cleveland 116-104

Houston – New Orleans 112-131

San Antonio – Minnesota 112-108

Sacramento – Utah Jazz 117-123

Clippers – Denver 98-107

Phoenix – Dallas 121-100

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sezoni nis më 16 tetor

30 më të paguarit e NBA sipas ekipeve