MENU
klinika

Basketboll Femra

Derbi bardheblu fitohet nga SH.K.B Tirana

07.11.2018 - 19:22

Një derbi brenda familjes bardheblu dhe jo derbi të kryeqytetit, sic jemi mësuar të shohim ndër vite, mes Tiranës dhe Partizanit, Dinamos apo edhe Studentit. SH.K.B Tirana e trajnerit Erdal Borova fitoi sot në “Fahrie Hoti” 84-78 ndaj SB.B.Tirana e drejtuar nga Mirza Alibegaj.

Një përballje më e fortë dhe e ekuilibruar se sfida e parë, por edhe këtë herë dominoi skuadra e SH.K.B.Tirana, një ekip më i kompletuar në fushë, që e meritoi fitoren.

Vijon të surprizojë këtë sezon skuadra e Vllaznisë, që falë fitores 84-76 në “Asllan Rusi” ndaj Studentit, konfirmohet si forca e dytë në kampionat. Shkodranet bënë një ndeshje të mirë, duke u shkëputur në pjesën e dytë, ndërkohë që Studenti nuk arriti të ruajë të njëjtin ritëm deri në fund.

Fiton edhe Flamurtari kampion, që në Elbasan mposhti ekipin vendës me shifrat 74-63. Ky është suksesi i tretë sezonal për vlonjatet, që kanë po kaq humbje, ndërsa Elbasani mbyll renditjen pa asnjë fitore dhe rrezikon rënien në Grupin A2.

Basketboll – Kategoria e Parë, Femra Grupi A1 (java e 6-të)

Elbasani – Flamurtari 63-74

Studenti – Vllaznia 76-84

SH.B.Tirana – SH.K.B.Tirana 78-84

Renditja: Sh.K.B.Tirana 12 pikë (6/0), Sh.B.Tirana 10 pikë (4/2), Vllaznia 10 pikë (4/2), Flamurtari 9 pikë (3/3), Studenti 7 pikë (1/5), Elbasani 6 pikë (0/6).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN