MENU
klinika

Mesfushori i Kombëtares

Eros Grezda: Duhet të bëhemi grup

18.11.2018 - 14:52

Ishte edhe Eros Grezda që doli sot para mediave për ndeshjen e fundit që kuqezinjtë humbën në shtëpi ndaj Skocisë me rezultatin e thellë 0-4. Sulmuesi i Rangers u shpreh se situata është e vështirë, prandaj duhet mbajtur koka lart.

Gjendja pas humbjes? “Jemi në situatë të vështirë. Mënyra e vetme është të qëndrojmë më kokën lart.

Mbledhja? Ishte një mbledhje e zakonshme, si pas çdo ndeshjeje. Trajneri na foli për problemet që kishim dje. Kemi edhe një takim tjetër, kështu që duhet të mbajmë motivimin lart.

Akull pas ndeshjes? Kisha probleme me Rangers, megjithatë u ndjeva mirë, edhe pse vetëm në seancën e fundit u stërvita me grupin. Ai karton i kuq na dëmtoi shumë. Më shqetësoi pak pulpa, por nuk është asgjë serioze.

Eros Grezda
eros grezda

Forma e skuadrës? E vetmja ndeshje që duhet të marrim shembull është ajo me Turqinë. Ka lojtarë, si Sadiku dhe Roshi, që mungojnë, nuk është njësoj pa ta. Duhet të japim maksimumin. Kemi shumë diferencë nga viti kaluar. Duhet të bëhemi grup. Kemi folur, sigurisht. Secili lojtar ka folur se ku duhet të përmirësohemi.

Ngacmime nga shokët e Rangers? Isha shumë i nevrikosur. Nuk është e lehtë të humbësh në shtëpi 4-0. Nuk u ndjeva mirë. Ishin shumë rrethana që ne e humbën ndeshjen me atë rezultat.

Mungesat? Nuk është se nuk kemi lojtarë cilësorë. Eksperienca e tyre do të thotë shumë për ne. Nuk është njësoj të luash si me klubin dhe me Kombëtaren. Për të qenë këtu duhet eksperiencë.

Tifozët? Më vjen shumë keq për ata që u zhgënjyen, sepse ishte rezultat i thellë. Kanë treguar gjithmonë se janë lojtar i 12-të. U bëj thirrje që të na përkrahin prapë. Shpresoj t’i bëjmë krenarë”, – u shpreh Grezda.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kreu i FSHF-së nuk nxitohet

A do ta shkarkojë Duka trajnerin Panucci?