MENU
klinika

Liga e Kombeve, Shqipëri-Skoci

Formacionet zyrtare, surprizon Panucci

17.11.2018 - 19:40

Shqipëria dhe Skocia do të përballen së bashku në orën 20:45 në “Loro Boriçi” të Shkodrës, në takimin e vlefshëm për Ligën e Kombeve. Ndryshe nga herët e tjera, kësaj here, trajneri Panucci e ka pasur më të lehtë të zgjedhë 23 lojtarët e gatshëm për sfidën ndaj Skocisë.

Mungesat kanë bërë që tekniku italian të ketë të gatshëm vetëm 23 lojtarë dhe të gjithë do kenë mundësi të jenë në dispozicion. Në tribunë do ta ndjekin ndeshjen vetëm Migjen Basha dhe Elseid Hysaj, që janë të pezulluar për shkak të kartonëve.

Nuk mungojnë as surprizat në formacionin titullar të trajnerit Panucci. “Gardiani” Etrit Berisha do të startojë titular, duke lënë në stol Strakoshën. Ndërkohë, në majën e sulmit tekniku italian ka preferuar Manajn dhe jo Balajn.

Për sa i takon balotazhit në mesfushë, mes Lilajt dhe Kaçes, ai është fituar nga futbollisti i Panathinaikosit. Të shohim surprizat e tjera tashmë gjatë lojës…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN