MENU
klinika

“Zhvendosja” e huasë

Kredia bie në Tiranë, rritet në rrethe

12.11.2018 - 11:19

Kredia në Tiranë ka rënë, ndërsa në qarqet e tjera të vendit është rritur lehtë. Sipas Bankës së Shqipërisë, kredia në Tiranë në mesin e këtij viti kishte vlerën e 395 miliardë lekëve, afro 12 miliardë lekë më pak krahasuar me fundin e vitit të kaluar.

Rënia e kredisë në Tiranë lidhet sidomos me strukturën e kredisë. Bizneset dhe sidomos ato më të mëdha janë të përqendruara kryesisht në kryeqytet dhe kjo sjell edhe një luhatshmëri më të lartë të portofolit të kredisë.

Tirana dominon ndjeshëm kreditimin e ekonomisë, me 73% të portofolit total. Megjithatë në gjysmën e parë të këtij viti vërehet një rritje e kredisë në qarqet e tjerë të vendit. Nëse përjashtojmë Tiranën, për qarqet e tjera të Shqipërisë kredia në gjashtëmujorin e parë të vitit është rritur me 2.4% krahasuar me fundin e vitit të kaluar.

Rritja më e lartë është regjistruar në qarkun e Durrësit, ku vlera e portofolit të kredisë ka arritur në afro 40 miliardë lekë, me një rritje prej rreth tre miliardë lekësh në gjashtë muajt e parë të vitit. Rritje, në përmasa më të kufizuara, kredia ka regjistruar edhe në qarqet e Elbasanit, Fierit dhe Korçës.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rritet vetëm për individët

Kredia “me paterica”

Rritet te bizneset dhe individët

Kredia afatgjatë arrin në 2.3 miliardë euro