Pas disa luhatjeve të vogla, ka vijuar seria e fitoreve e Toronto Raptors, që fituan 125-115 ndaj Miami Heat. Plot 35 pikë, 6 asiste dhe 5 topa të kontrolluar ishin statistikat e Dëayne Ëade, i cili rezultoi më i miri mbi parket, por që nuk i bënë punë Miamit për të shmangur humbjen.
Në anën tjetër spikati me 29 pikë dhe 10 rebound Kawhi Leaonard, ndërsa basketbollisti nga Kameruni Siakam shtoi 19 pikë të tjera për Raptors. Kjo sa i përket Konferencës së Lindjes, ku Raptors kryesojnë bindshëm.
Në Konferencën e Perëndimit, Los Angeles Clippers rimorën kryesimin pas fitores 100-104 ndaj Portland Trail Blazer. Në “Moda Center” u zhvillua një ndeshje plot rivalitet, Blazers kryesuan me +14 pikë, por kalifornianët gjetën forca për të reaguar, duke marrë kryesimin në mesin e periodës së tretë.
Pak para se të binte sirena për përfundimin e ndeshjes rezultati u barazua 100-100, por Clippers e ruajtën qetësinë, duke shënuar 4 pikë, dy të fundit nga gjuajtjet e lira. Për miqtë spikati me “double-double” Harris, duke e mbyllur takimin me 34 pikë e 11 topa poshtë koshit.
Jimmy Butler dhe Joel Embiid morën për dore Philadelpia 76ers në suksesin 125-127 në parketin e Brooklyn Nets, duke realizuar respektivisht 34 dhe 32 pikë, të mjaftueshme për të zhvlerësuar 38 pikët e D’Angelo Russell dhe 31 të Dinwiddie. Për Nets kjo ishte humbja e tretë radhazi, që përkthehet më renditjen poshtë zonës play off.
Humbje e papritur e Memphis Grizzlies 98-103 me New York Nicks. Marc Gasol dhe Mike Conley bënë detyrën, duke shënuar respektivisht 27 dhe 23 pikë, por u ndihmuan pak nga pjesa tjetër e skuadrës. Tim Hardaëay Jr., me 22 pikë në total, rezultoi pika e referimit për Nicks, që morën suksesin e tretë radhazi, pas një starti të dobët të sezonit.