E ka provuar për të luajtur në kampionat Australian të futbollit, madje ishte shumë pranë debutimit si futbollist profesionit, por legjenda botërore e atletikës nuk ka firmosur kontratën në momentet e fundit, për shkak se i janë dukur shumë pak 200 mijë dollarë në vit.
Por duket se ëndrra i ish-atletit xhamajkan Usain Bolt për t’u bërë një futbollist profesionist ka marrë një kthesë të papritur. Fituesi i 8 medaljeve të arta olimpike, njeriu më i shpejtë në botë dhe rekordmen në 100 e 200 metra, ka nisur bisedimet për t’u transferuar në Meksikë.
Bolt flitet se dëshiron të shkojë te skuadra meksikane e Dorados, e cila drejtohet nga legjenda e futbollit botëror Diego Armando Maradona. Është Maradona ai që e kërkon lojtarin të skuadra e Dorados.
Kjo ide, legjendës argjentinase të futbollit i ka lindur kur ata luajtën së bashku në një ndeshje bamirësie, të zhvilluar gjatë këtij viti në Zvicër. “El Pipe de Oro” ka nisur të bisedojë me sponsorë të ndryshëm për të realizuar këtë transferim të Bolt në Meksikë, duke parë pagën e lartë që ish-atleti kërkon (3 milionë dollarë).
Maradona ka disa muaj që është në krye të ekipit të Dorados, me të cilin është kualifikuar në finalet e play off-it në kategorinë e dytë meksikane dhe synon një vend mes ekipeve më të mira vitin tjetër.