Mendohej se Inter mund të ishte skuadra e dytë që të paktën mund ta ndalonte me një barazim Juventusin, në javën e 15-të të Serie A, por kampionët në fuqi të Italisë kanë fituar 1-0 në “Allianz Stadium” dhe marshojnë në krye të qetë.
Nuk ka qenë një ndeshje e mirë për bardhezinjtë, por këto ndeshje vlejnë shumë pikët dhe Juventus i ka marrë të plota. Miqtë kanë qenë të rrezikshëm në pjesën e parë, madje kanë goditur edhe shtyllën.
Pjesa e dytë ka qenë më i ekuilibruar. Ai që ka bërë diferencën ishte Mandzukic, që në minutën e 66-të ka gjetur golin, i cili do të rezultonte vendimtar për fatet e takimit.
Më pas vendasit kanë mbrojtur fort rezultatin dhe shkojnë në kuotën e 43 pikëve, 11 më shumë se Napoli i vendit të dytë. Ndërsa ka mbetur në vend të tretë, pozicion që e rrezikon në javët në vijim, sidomos po fitoi Milan e Lazio.