MENU
klinika

Më pak se kapitali aksioner

Bankat shqiptare po shiten “badihava”

20.12.2018 - 11:16

Largimi i grupeve bankare europiane nga Shqipëria po sjell shitje të bankave me çmime mjaft modeste. Kështu, të gjitha shitjet e bankave në tregun shqiptar janë bërë për vlera më të ulëta se kapitali aksioner i bankave.

Shitblerja e parë që u zyrtarizua këtë vit ishte ajo e NBG Bank. Vlera nuk u bë publike, por besohet se shitja u bë për një vlerë pak më të lartë se 25 milionë euro. Vlera e kapitalit në momentin e shitjes ishte 7 miliardë lekë ose rreth 55 milionë euro.

Sipas marrëveshjes, NBG e përgjysmoi kapitalin e saj në 3.5 miliardë lekë, çka do të thotë se grupi rimori gjysmën e kapitalit. Megjithatë, edhe vlera e mbetur e kapitalit aksioner besohet se ishte paksa më e lartë në raport me çmimin e blerjes.

Të njëjtën rrugë ndoqi edhe Tirana Bank, që u shit te grupi Balfin dhe Komercijalna Banka për 57 milionë euro. Por, ndërkohë, kapitali i bankës në momentin e shitjes ishte rreth 108 milionë euro. Edhe Tirana Bank e zvogëloi kapitalin me 28 milionë euro, por, sërish vlera e mbetur e kapitalit aksionet prej 80 milionë eurosh është shumë më e lartë se çmimi i shitjes.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Në muajin gusht, banka Societe Generale njoftoi shitjen e filialit shqiptar te hungarezët e OTP, për 32.5 milionë euro. Por, ndërkohë, në fund të tremujorit të tretë të këtij viti, kapitali i Societe Generale Albania ishte 8 miliardë lekë ose rreth 65 milionë euro.

Banka më e fundit e shitur në tregun shqiptar është Banka Ndërkombëtare Tregtare. Vlera e shitjes së bankës malajziane te Union Bank ishte rreth 9 milionë dollarë amerikanë. Por, ndërkohë, në fund të muajit shtator kapitali aksioner i bankës ishte rreth 1.1 miliardë lekë ose rreth 10.2 milionë dollarë.

Arsyeja e shitjeve të aksioneve në vlerën nominale aktuale lidhen me dëshirën e investitorëve për t’u larguar, por, në disa raste, edhe me gjendjen problematike të bilanceve, që ngelen të rënduara nga kreditë me probleme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


E gjashta bankë që shitet  

Union Bank blen Bankën Malajziane

Aksionerët shqiptarë tërhiqen

Zhbllokohet shitja e Societe Generale