MENU
klinika

NBA

Përmbysje spektakolare e Torontos në Miami

27.12.2018 - 11:29

Toronto Raptors vazhdon të bëjë mirë në kampionatin amerikan të basketbollit (NBA. Kryesuesit e Koferencës së Lindjes arritën të rikuperonin një disavantazh prer 14 pikësh të pjesës së parë përballë Miami Heat, duke triumfuar në fund 106-104.

Vendimtar si gjithnjë me lojën e tij Kawhi Leonard, që regjistroi 30 pikë dhe 8 topa poshtë koshit, ndërsa në radhët e skuadrës nga Florida nuk mjaftuan 21 pikët e Justise Winslow dhe “double-double” i Hassan Whiteside (16 pikë e 12 rebound).

Spektakli i përket gjithmonë Luka Doncicit. Talenti slloven vazhdon të shfaqet në një formë të mrekullueshme në NBA. Për pak mund të kishte realizuar “triple-double” e parë në karrierë në elitën e basketbollit amerikan, pasi shënoi 21 pikë, dha 10 asiste dhe kontrolloi 9 topa në fitoren 122-119 të Dallas Maveriks kundër Neë Orleans Pelicans.

Në radhët e vendësve shtoi 20 pikë e 12 “rebound” edhe DeAndre Jordan, ndërsa për Pelicans nuk vlejtën 35 pikë e 18 “rebound” të Anthony Davis.

U kthye mbi parket pas mungesës në dy ndeshje radhazi për arsye dëmtimi Derrick Rose dhe e bëri këtë në qytetin ku nisin karrierën në NBA. Minnesota Timberwolves iu imponuan 94-119 Chicago Bulls pikërisht falë 24 pikëve e 8 asisteve të ish-it të madh, tashmë një lojtar që ka rilindur, madje edhe në 5-shen titullare.

Vetëm pas dy kohëve shtesë Brooklyn Nets arritën të kalonin Charlotte Hornets me rezultatin 134-132, duke iu afruar zonës play off në Lindje. Vendimtar koshi i shënuar nga Joe Harris, realizuesi më i mirë për Nets-at me 27 pikë.