Edhe pse pa LeBron James (i dëmtuar), skuadra e Los Angeles Lakers rikthehet te fitorja në NBA, pas dy humbjeve radhazi, duke mundur 121-114 Sacramento, ndeshje në përgjithësi e ekuilibruar, vendosur në minutat e fundit në favor të ekipit kalifornian.
Fiton në sekondat e fundit skuadra e Orlando, që mposhti 109-107 Detroit, ndeshje që dhuroi emocione në fund. Ndeshje e mirë e Augustin për Orlando, autor i 26 pikëve, mbështetur edhe nga Gordon e Vucevic, me nga 22 pikë secili.
Dallas fitoi 105-103 ndaj Oklahoma, sfidë vendosur në sekondat e fundit nga Jordan, që realizoi pikët e fitores (12 pikë e 17 rebound). Më i miri për Mavericks ishte Doncic me 25 pikë, ndërsa për Thunder nuk mjaftuan 36 pikët e George për të evituar humbjen.
Vijon të dominojë në Lindje skuadra e Toronto, që mundi 95-89 Chicago, sfidë vendosur në pjesën e dytë në favor të ekipit kanadez. Leonard realizoi 27 pikë, ndërsa Suiskam 20 pikë e 12 rebound, një dyshe që i dha fitoren skuadrës së Torontos. Fiton edhe Portland, që mundi 129-95 Philadelphia (McCollum 35 pikë), ndërsa Minnesota fitoi 113-104 ndaj Miami (Towns 34 pikë).