Tottenham është konfirmuar si forca e tretë e Premier League, duke “kërcënuar” City-n për vendin e dytë, pse jo, mund të bëjë presion edhe për vendin e parë. “Spurs” fituan thellë 6-2 në transfertë ndaj Everton, duke “blinduar” pozicionin e tretë.
Ishin vendasit ata që e nisën mirë, duke kaluar të parët në avantazh me Walcott. Por me kalimin e minutave Tottenham e mori veten dhe Son barazoi, përpara se Dele Alli të përmbyste rezultatin në minutën e 35’.
Harry Kane shënon golin e tretë pak minuta përpara përfundimit të pjesës së parë. Pas pushimit, ishte Eriksen me një goditje fantastike nga distanca që shënon golin e katërt dhe të sigurisë për miqtë.
Gjithsesi, pak minuta më pas Sigurdsson i jep një fije shpresë Everton me golin e tij të mrekullueshëm. Por dy golat ë shpejtë të Tottenham vulosën fitoren fantastike të londinezëve.
Ishin përsëri Son dhe Kane që fundosën Everton brenda. Me golin e dytë, Harry Kane është bërë lojtari i dytë që pas Michael Owen, i ashtuquajturi “Golden Boy” i Anglisë, që shënon 2+ gola në katër ndeshje radhazi ndaj një kundërshtari të vetëm.