MENU
klinika

Premier League, Java 22

City mban distancën me Liverpool

14.01.2019 - 22:53

Manchester City ka kaluar pa probleme ndeshjen e fundit të javës së 22-të, teksa ka mposhtur 3-0 në “Etihad” ekipin e Wolves. Një sukses që mban në 4 pikë diferencën me kreun, që zotërohet nga Liverpool.

Heroi i takimit ishte Gabriel Jesus. Braziliani shënoi golin e parë në minutën e 10-të, pas pasimit të Sane. Në minutën e 39-të City përfiton penallti dje Jesu mbyll fraksionin e parë 2-0.

Ndeshja në fakt u bë më e thjeshtë në minutën e 19-të, teksa Wolves mbeti me 10 futbollistë, kur Boly u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Në pjesën e dytë, City mund të kishte shënuar plot gola, por u shënua vetëm një i tillë. Në minutën e 78-të Coady shënoi në portën e tij pas presionit të ushtruar të futbollistëve vendës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Premier League, Java 22

Salah rikthen Liverpool te fitorja