MENU
klinika

NBA

Golden State pa rivalë, marrin “notën 10”

27.01.2019 - 11:47

Vijojnë fitoret radhazi për Golden State Warriors në NBA, teksa regjistruan suksesin e 10-të radhazi këtë sezon, duke kryesuar me meritë renditjen në Konferencën e Perëndimit.

“Viktima” e radhës për Warriors ishte Boston Celtics, që u dorëzua në shtëpi, duke pranuar humbjen me rezultatin 111-115.

Vlen të theksohet se në “TD Garden” të Bostonit, u zhvillua një sfidë mjaft e balancuar, të cilën Warriors e fituan jo pa vështirësi, falë edhe një loje mjaft të mirë të zhvilluar nga Kevin Durant, i cili regjistroi 33 pikë, 3 asiste dhe 9 rikuperime.

San Antonio Spurs u rikthye te fitorja, pas dy humbjeve radhazi, pasi ia doli të triumfojë me rezultatin 114-126 në transfertën ndaj New York Pelicans.

Miqtë dominuan në të gjitha fraksionet e lojës, por veçanërisht në pjesën e tretë arritën të krijojnë edhe shkëputjen më të madhe. Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Holiday i New York Pelicans me 29 pikë, 3 asiste dhe 7 rikuperime, ndërsa për Spurs shkëlqeu Altridge me 28 pikë, 2 asiste dhe 12 rikuperime.

Serbi Jokiç dhuroi një tjetër performancë spektakolare, duke regjistruar 32 pikë, 10 asiste dhe 18 rikuperime, shifra këto që ndihmuan Denvet Nuggets të marrë fitoren me rezultatin 126-110 përballë skuadrës së Philadelphia 76ers.

Në “Pepsi Center” të Denverit, Nuggets dominuan në çdo fraksion të lojës, duke mos vënë për asnjë moment në dyshim fitoren.