MENU
klinika

NBA

Ironia e fatit, Lakers humb në shtesë

20.01.2019 - 13:04

Vetëm pak ditë më parë Los Angeles Lakers fitonte në kohën shtesë, por sot i është kthyer fati kundër. Houston Rockets mposhti Lakers 138-135 pas kohës shtesë, një ndeshje spektakolare dhe me shumë emocione.

Miqtë e dominuan ndeshjen shumicën e kohës (Kuzma 32 pikë), por në fund erdhi përmbysja e Rockets, me Harden që realizoi 48 pikë, më i miri në fushë.

Nuk ndalet në rrugëtimin e saj në Konferencën e Lindjes, Toronto Raptors, pas fitores 119-90 ndaj Memphis, suksesi i 35-të sezonal për kanadezët, ekipi me më shumë fitore.

Takim i dominuar nga basketbollistët kanadezë, me Green që realizoi 24 pikë. Kanadezët rivalizojnë në krye me Milwaukee, që gjithashtu ka dalë fituese nga ndeshjet e sotme, duke mundur 118-108 Orlando jashtë fushe.

I zakonshmi Antetokounmpo ishte lider për Bucks, autor i 25 pikëve e 13 rebound, ndërkohë që shënuesi më i mirë ishte Bledsoe me 30 pikë. Fiton edhe skuadra e Denver, rivalja më e afërt e Golden State në Perëndim.

Skuadra e Nuggets mundi 124-102 Cleveland, një formalitet për Denver, ku 6 lojtarë realizuan mbi 10 pikë (Jokic realizoi një “triple double”, 19 pikë 11 rebound e 12 asist). Pa probleme fiton Miami, që mposhti 117-103 Chicago, sfidë e vendosur në periodën e fundit për skuadrën nga Florida. Për Miami u daluan Richardson me 26 pikë e Waiters me 21.