Dy suksese radhazi për Los Angeles Lakers dhe pretendentët e NBA nisin të bindin. Ekipi kalifornian, sërish pa LeBron James, mundi sot në shtëpi 113-100 Detroit Pistons.
James e Rondo vazhdojnë të jenë të dëmtuar dhe mungojnë për Lakers, ku sot u dallua Kuzma, autor i 41 pikëve, më i miri në fushë. Fiton edhe ekipi i Portland, që mundi 124-112 Chicago, sfidë ku vendasit u shkëputën gradualisht, me McCollum që realizoi 24 pikë, duke i bërë të pavlefshme 22 pikët e Carter për Bulls.
Neë Orleans mundi 140-124 Cleveland, ndeshje e dominuar nga Pelicans, sfidë mes dy ekipesh që kanë zhgënjyer këtë sezon në NBA. Davis me 38 pikë e 13 rebound bëri diferencën në parket për vendasit, duke qenë lider në parket.
Skuadra e Milëaukee Bucks mposhti 116-109 Houston, një ndeshje mes dy ekipesh pretendente për titull në Konferencat përkatëse. Edhe pse Harden realizoi 42 pikë e 11 rebound, ato mbetën për statistikë, ndërsa për Milwaukee u dalluan Antetokounmpo me 27 pikë e 21 rebound, mbështetur edhe nga Brogdon me 24 pikë.
Pa probleme fiton skuadra e Boston, që mundi 135-108 Indiana, me Morris që realizoi 22 pikë e Tatum 20. Zhgënjen skuadra e San Antonio, që u mund 96-86 nga Memphis, një rezultat disi surprizë, me Spurs që ndalen pas 5 fitoresh radhazi.