MENU
klinika

NBA

Lakers nuk ia dalin dot pa LeBron James

03.01.2019 - 11:51

LeBron James vijon të jetë i dëmtuar dhe Los Angeles Lakers e ka të vështirë të ruajë vazhdimësinë e rezultateve. Që pas dëmtimit të ish-“yllit” të Cavaliers në superpërballjen me Golden State Warriors, kalifornianët kanë marrë vetëm një fitore e kanë pësuar 3 humbje.

Humbja e fundit ishte në “Staples Center” ndaj Oklahoma City Thunder. I papërmbajtshëm Paul George me plot 37 pikë, i ndihmuar ndjeshëm edhe nga Russell Wesbrook, që e mbylli takimin me “triple-double”, 14 pikë, 16 asiste dhe 10 topa poshtë koshit.

Dallas Mavericks ka një protagonist absolut në këtë sezon dhe ai është Luka Doncic, që shënoi 18 pikë, dha 4 asiste dhe kontrolloi 10 topa në fitoren 84-122 në parketin e Charlotte Hornets. Plot 38 pikë diferencë! Një tregues i qartë i formës së dobët të shfaqur nga skuadra me pronar legjendën e basketbollit amerikan Michael Jordan.

Një nga përballjet më spektakolare ishte ajo mes Phoenix Suns dhe Philadelphia 76ers, që u mbyll me fitoren e ngushtë të miqve 127-132. Joel Embiid ishte thjesht magjik me 42 pikë dhe 18 “rebound”, i ndihmuar nga Simmons me 29 pikë.